Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.
Ai ka bërë të ditur se vajza e tij e madhe, Doruntina, ka kurorëzuar martesën me Florentin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka shprehur emocionet e tij dhe të bashkëshortes, në këtë ditë të rëndësishme për familjen. ‘Një ditë e veçantë në familjen tonë.
Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin.
Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione.
Gëzohemi që e shohim të lumtur.
Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë,’ ka shkruar ai.
Ai i ka uruar çiftit jetë të lumtur së bashku, duke i porositur që të ruajnë gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. ‘Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur.
Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës.
Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë,’ ka shkruar Hamza.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





