Bedri Hamza: Komunikimi me Albin Kurtin për pozitën e kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pranuar një komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Hamza para mediave bëri me dije se Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për t’ia dhënë pozitën e kryetarit të Kuvendit, derisa ajo e nënkryetarit që e ka kjo parti t’i kalojë VV-së.

Ai e quajti këtë ofertë joserioze. “Sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur janë të votuar.


- Advertisement -

Nuk e kemi kontestuar këtë çështje, nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit.

Nuk kemi shkuar të lypim pozitë as për vetë as për ndonjërin nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik.

Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi Hamza para mediave.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *