Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, situatën e rënduar ekonomike me të cilën po përballen qytetarët, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
PDK ka shprehur bindjen e saj në pafajësinë e liderëve të UÇK-së dhe ka kërkuar masa urgjente për mbështetje ekonomike për qytetarët në kushte të vështira ekonomike në Kosovë.





