Balerini Ilir Shaqiri, i cili ka dy muaj në Ferma VIP 3, e ka shprehur herë pas here mallin që ndjen për familjen, e veçanërisht për vajzën Emily.
Vajza është pika e tij e dobët, por një shaka gjatë spektaklit të së hënës e la të shokuar.
Iliri u përball me disa lajme, që nuk ishin të vërteta.
Në to shkruhej se vajza e tij ishte martuar pa praninë e tij.
Edhe pse me bindje të plotë tha se nuk do e bënte një gjë të tillë pa praninë e babait, duart po i dridheshin dhe sytë iu mbushën me lot.
Por pasi i thanë që kjo ishte një shaka, Iliri u takua me vajzën e tij Emily dhe të dashurin e saj.
Mes emocionesh të forta, dy të rinjtë i dhanë lajmin e bukur, se kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.






