Avni Arifi do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kandidaturën e tij për deputet e ka shpallur mbrëmë në Rubikon, ndërsa tregoi se pse i hyri garës. ‘Mbremë në Rubikon e shpalla kandidaturën time për deputet.
Në garë po hy sepse kam përvojë, kam njohuri dhe kam besim se këto mund t’i shërbejnë vendit tim në këtë fazë.
Kosovës sot i duhen njerëz që dinë me ndërtu partneritete, me hap rrugë për zhvillim dhe me e përfaqësu shtetin me dinjitet.
Besoj në një Kosovë të fortë ekonomikisht, të lidhur ngushtë me SHBA-të dhe Perëndimin, ku politika nuk prodhon urrejtje por perspektivë.’ ‘Në Aleancë është ndërtuar një ekip i fuqishëm.
I lumtur se do të jem pjese e këtij ekipi që udhëhiqet nga Ardian Gjini.
Kosova nuk ndërtohet me urrejtje.
Kosova ndërtohet me vizion, punë dhe partneritet me botën perëndimore,’ shkroi ai, transmeton Klankosova.tv Haradinaj zyrtarizon kandidimin e Arifit për deputet
