Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.
LDK-ja bën të ditur se Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin, ndërsa Balli Kombëtar me Alban Hotin.
Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizion të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.
Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në!
