Aurora Rrusa dhe Kushtrim Kelani skandalizojnë rrjetin me një postim në Instagram

Aurora Rrusa dhe Kushtrim Kelani kanë trazuar rrjetin me një postim të fundit në Instagram.

Dyshja publikoi disa fotografi duke pozuar pranë njëri-tjetrit, në atë që shumë ndjekës e interpretuan si një konfirmim të mundshëm të lidhjes së tyre.

Në njërën prej fotografive, ata shfaqen para kamerës, ndërsa Kushtrimi e ka vendosur dorën në belin e Aurorës.


- Advertisement -

Të dy dukeshin shumë të afërt, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë nisur një romancë.

Ata nuk zbuluan më shumë për sa i përket raportit të tyre, por Aurora bëri një koment me një emoji zemre në postimin e tyre.

Pas publikimit të fotografive, rrjetet sociale u mbushën me komente të shumta nga ndjekësit, por edhe nga ish-banorë të Big Brother VIP Kosova.

Aurora dhe Kushtrimi ishin pjesë e edicionit të sivjetmë të këtij formati televiziv.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *