Asociacioni i Komunave të Kosovës do të protestojë për problemet me nivelin qendror

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të protestojë nesër, më 1 shtator, në orën 11:00, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me problemet dhe kërkesat e komunave që, sipas tyre, nuk janë adresuar nga niveli qendror.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vendimi për protestën është marrë pas dy takimeve të fundit të Këshillit të Kryetarëve, ku janë diskutuar sërish problemet me të cilat përballen komunat.

Protesta e komunave pritet të mbahet nesër në Prishtinë, ndërsa në të pritet të marrin pjesë përfaqësues dhe kryetarë të komunave nga i gjithë vendi.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *