Arrestohet personi i dyshuar për tregtim ilegale të kokainës në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagranë një person, pasi dyshohet se për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Pas prangosjes së 51-vjeçarit, forcat e rendit kanë sekuestruar 811 gramë kokainë. “Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut.”, thuhet në njoftim.

Nga veprimet hetimore, sipas policisë, dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi narkotiku, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.


- Advertisement -

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, derisa po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *