Një individ është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për pengim të punimeve dhe kanosje ndaj punëkryesve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar ka penguar dhe kanosur punëkryesit të cilët ishin të angazhuar nga ankuesi për rregullimin e rrjetit të kanalizimit.
Sipas ankuesit, për kryerjen e këtyre punimeve ekzistonin lejet përkatëse.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.





