Albulena Haxhiu nderon dëshmorët e 9 prillit: Sakrifica për liri është e përbashkët!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 9 prillin e vitit 1999 si një ditë të rëndë të luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka nderuar të rënët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe sakrificës së tyre.

Emrat si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika dëshmojnë se sakrifica për liri është e përbashkët. 27 vjet më pas, i kujtojmë me nderim të gjithë dëshmorët e 9 prillit me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, siç ishte edhe qëndresa e tyre.


- Advertisement -

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.


- Advertisement -