Arrestohet një person në Kaçanik për posedim të armës së zjarrit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik pasi dyshohet për posedim dhe përdorim të armës së zjarrit.

Rasti ndaj 25-vjeçarit ka ndodhur mbrëmjen e së martës. “Më 02.06.2026, rreth orës 22:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale.


- Advertisement -

Për këtë, ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *