Arrestohet i dyshuari për dërgimin e mesazheve kërcënuese në Prishtinë

Një i dyshuar mashkull është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj një mashkulli tjetër pas një kontesti civil.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka përdorur telefonin dhe rrjetet sociale për të realizuar kërcënimet ndaj viktimës.

Pas intervistimit, prokurori ka marrë vendimin për ta dërguar të dyshuarin në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. “Me 01.05.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti pas një kontesti civil, përmes telefoni dhe rrjetit social i ka dërguar mesazhe kërcënuese viktimës mashkull kosovar.


- Advertisement -

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raport.

Rasti është hapur si “Ngacmim & detyrim”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *