Raste të Dhunës në Familje në Qytete të Kosovës më 1 Maj

Më 1 maj janë raportuar se kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastë të dhunës në familje janë regjistruar në qytete si Obiliq, Fushë Kosovë, Podujevë, Malishevë, Rahovec dhe në Mitrovicë.

Në Obiliq, një grua pësoi dhunë nga bashkëshorti i saj.


- Advertisement -

Ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, janë rrahur mes vete burri dhe gruaja.

Edhe në Podujevë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, dhe rasti ka shkuar ne procedurë të rregullt.

Derisa, në Malishevë, një i dyshuar është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

Të njëjtit i është konfiskuar edhe një pistoletë me gaz.

I arrestuar ka mbetur edhe një burrë në Rahovec, i cili nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe i ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

Ndërkaq, në Mitrovicë, një nënë ëshë sulmuar fizikisht nga djali i saj, i cili është arrestuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *