Ardian Gjini: Opozita në Kosovë do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese për situatën në Kuvend

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se për momentin rruga e vetme që i mbetet opozitës është t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Gjini tha se Aleanca do të synojë që këtë hap ta ndërmarrë në koordinim me dy partitë e tjera opozitare.

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe.


- Advertisement -

Ai theksoi se lënda duhet të përgatitet në mënyrë sa më të detajuar dhe se duhet të përcaktohet momenti i duhur për dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Gjini konfirmoi gjithashtu se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar për të premten, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshme dhe jokushtetuese.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *