Anna Faris ka folur rrallë për divorcin e saj me Chris Pratt, tetë vjet pas ndarjes së tyre.
Në një intervistë për Variety, aktorja 49-vjeçare pranoi se vëmendja e madhe mediatike që shoqëroi fundin e martesës së tyre ishte shumë e vështirë për të. ‘Ka qenë e trishtueshme, vërtet shumë e trishtueshme’, tha Faris, duke shtuar se edhe pse është mësuar me jetën në qendër të vëmendjes, presioni mediatik ndikoi tek ajo.
Ajo tregoi se podcast-i i saj ‘Unqualified’ e ndihmoi të përballonte atë periudhë të vështirë, pasi i dha mundësinë të krijonte një komunitet jashtë Hollywood-it dhe të lidhej me njerëzit në një mënyrë më personale.
Madje, në atë kohë kishte menduar edhe të largohej nga aktrimi dhe t’i përkushtohej shkrimit.
Faris dhe Pratt u njohën gjatë xhirimeve të filmit ‘Take Me Home Tonight’, u martuan në vitin 2009 dhe kanë një djalë, Jack. Çifti u divorcua në vitin 2018 pas mosmarrëveshjeve të pakapërcyeshme.
Aktorja ka folur më herët edhe për sfidat e martesave mes aktorëve, duke pranuar se konkurrenca profesionale dhe mungesa e hapjes emocionale ndikuan në marrëdhëniet e saj.
Pas divorcit, të dy kanë vazhduar jetën e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






