Aktoria Angelina Jolie ka festuar 18-vjetorin e binjakëve të saj, Vivienne dhe Knox, dhe tani po mendon për një të ardhme larg jetës së saj në Kaliforni.
Pas divorcit me Brad Pitt, Jolie ka vendosur të fokusohet tek fëmijët e saj dhe të eksplorojë botën.
Një burim pranë saj ka thënë se aktorja është e lumtur për lirinë dhe fleksibilitetin që ka në jetën e saj dhe është gati për një ndryshim të madh.
Angelina Jolie ka shprehur dëshirën për të krijuar një ambient më privat dhe të qetë për fëmijët e saj, duke planifikuar të përfundojë një fazë të rëndësishme të jetës së saj në Los Angeles dhe të shkojë drejt aventurave të reja në Kamboxhia dhe në vizita familjare nëpër botë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




