Esad Shala, dokumentues i krimeve të luftës në Kosovë, ka reaguar ndaj paraqitjes së emrit të tij në një video gjatë prezantimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar si pjesë e një fushate propaganduese.
Shala deklaroi se Vuçiqi e përmendi emrin e tij për shkak të ndjeshmërisë së Serbisë ndaj dokumentimit të krimeve të luftës.
Ai gjithashtu denoncoi tentativat për blerjen e materialet e tij, duke treguar se iu ofruan dy milionë euro për disa video, por ai refuzoi ofertën.
Shala theksoi se ka mijëra materiale të luftës, duke përfshirë kaseta të digjitalizuara.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





