Analizë: Arbër Hajdari komenton largimin e Kristi Lamajt nga Big Brother VIP Albania

- Advertisement -

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka reaguar për largimin e Kristi Lamajt nga shtëpia, duke dhënë një analizë të drejtpërdrejtë për vendimin e tij dhe ndikimin që pati në rrugëtimin e lojës.

Gjatë diskutimit, Hajdari theksoi se Kristi kishte potencial të madh brenda shtëpisë, por një dilemë personale dhe humbja e durimit e larguan nga gara.

Ai u shpreh: “Fitoi një dilemë e madhe në kokën tënde, nuk fitoi integriteti yt për ta çuar lojën deri në fund dhe unë kam menduar që ti mund të ishe një nga lojtarët më të fortë të shtëpisë, para se ta humbje durimin”.

- Advertisement -

Ai shtroi edhe një pyetje që, sipas tij, ka ngjallur shumë kureshtje te publiku, duke thënë: “Tani edhe një pyetje tjetër kam, kam vrarë mendjen gjithmonë: pse nga muri dera ishte e hapur?

Se unë, javë pas jave, kudo që shkonim, njerëzit fillonin të pyesnin: ‘A ka hipur më ai?’”.

Në përgjigje, Kristi shpjegoi arsyen e vendimit të tij, duke thënë: “Mendoj se ashtu duhej të dilja unë, ashtu e logjikova në atë moment.

Ishte momenti”.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *