Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë stërvitur në Gjermani në ushtrimin ndërkombëtar ‘Dynamic Front’, ku morën pjesë edhe forcat amerikane dhe të NATO-s.
Në një njoftim të organizatorëve të ushtrimit jepen detaje rreth aktivitetit, duke përfshirë stërvitjen me zjarr të vërtetë dhe bashkëpunimin me forcat e NATO-s.
Objektivi është përmirësimi i aftësive për luftime tokësore në të gjithë Evropën.





