Ambasadorja e SHBA-së Anu Prattipati viziton Zveçanin dhe Leposaviqin për të diskutuar për zhvillimin lokal dhe ekonominë

Gjatë vizitës në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin e komunës, Dragisha Miloviq, me të cilin bisedoi për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa në Leposaviq, ajo zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Zoran Todiq, ku temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve për investime dhe rritje ekonomike në rajon.


- Advertisement -

Sipas njoftimit, gjatë takimeve u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve, si dhe për mundësitë që mund të kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *