Ambasadori i BE-së, Aivo Orav takon shefin e diplomacisë kosovare për të biseduar për integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka zhvilluar takim lamtumirës me shefin e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.

Në takim, siç bëri të ditur Orav me anë të një njoftimi në X është folur për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Planin e Rritjes dhe Procesin e Berlinit. “Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca.

BE-ja qëndron në anën tuaj!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *