Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar një person të dyshuar për mashtrim në bashkëkryerje.
Hetuesit policorë kanë publikuar foton e të dyshuarit dhe kërkojnë ndihmën e publikut për ta identifikuar atë.
Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’.





