Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca janë mbledhur sërish të premten në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Në ambientet e Kuvendit, përveç deputetëve dhe përfaqësuesve të PDK-së e AAK-së, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se interesimi i ambasadorëve të SHBA-së për të marrë pjesë në seancën konstituive është i rëndësishëm në kontekstin e situatës aktuale të vendit.
Haxhiu gjithashtu ka kritikuar Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij për bllokadën politike, duke i cilësuar ata si shkelësit më të mëdhenj të Gjykatës Kushtetuese.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





