Ambasada Amerikane paralajmëron për rrezikun nga grupet pro-iraniane në Shqipëri

Të mërkurën mbrëma, Ambasada Amerikane në Tiranë lëshoi një paralajmërim për veprimeve nga grupe pro-iraniane ndaj Shqipërisë.

Reagimi tha se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë “subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”. “Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i grupeve pro-iraniane.


- Advertisement -

Ambasada i inkurajoi qytetarët amerikanë të jenë me vigjilencë të shtuar.

Ndërkaq, të enjten, në një përgjigje për “EuronewsAlbania”, zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane ka thënë se “administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve”. “Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve.

Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë”. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.

Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, u tha në këtë përgjigje.

Autoritetet shqiptare, mbrëmë janë përgjigjur lidhur me një paralajmërim që gjatë së mërkurës ka lëshuar Ambasada amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Këto paralajmërime, autoritetet shqiptare i kanë cilësuar si hamendësime.

Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i ka thënë REL-it se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane.

Shqipëria i përgjigjet paralajmërimit amerikan: Hamendje, s’kemi informacion shqetësues. “Ambasada amerikane jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja.

Kështu që, ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane erdhi pak javë pasi hakerë të lidhur me Iranin kryen sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, dhe pasi Kuvendi shqiptar e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *