Aleanca ka reaguar ndaj deklarimeve të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me përpjekjet për tejkalimin e ngërçit institucional në vend.
Në reagimin e saj, Aleanca thotë se Haxhiu nuk është presidente e zgjedhur dhe se, për rrjedhojë, nuk ka mandat për të luajtur rolin e ‘unifikueses së spektrit politik’. ‘Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje.
Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Këtë herë edhe në kaos institucional’, thuhet në reagim.
Aleanca pretendon se qëllimi i Qeverisë dhe Haxhiut është zvarritja e bllokadës institucionale deri në një datë që, sipas tyre, u konvenon për mbajtjen e zgjedhjeve. ‘Qëllimi juaj është më shumë se kaq.
Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet’, vijon reagimi.
Sipas Aleancës, kjo strategji tashmë është kuptuar dhe partia nuk do t’i japë, siç thuhet, ‘alibi’ për këtë proces. ‘Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës’, përfundon reagimi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





