Matthew McConaughey ka treguar një ngjarje të pazakontë nga e kaluara, kur një film me Jennifer Lopez e ndihmoi të shmangte një situatë të vështirë në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.
Aktori 56-vjeçar rrëfeu gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused” se ishte ndaluar teksa po kalonte kufirin meksikan.
Për të bindur personat që e ndaluan se ishte një aktor i njohur, ai përmendi filmin “The Wedding Planner”, ku kishte luajtur krah Lopez.
McConaughey tha se pasi tregoi se njihte Jennifer Lopez, situata ndryshoi dhe ata kërkuan të bënin foto me të, duke e lejuar më pas të vazhdonte rrugën.
Dy aktorët luajtën së bashku në komedinë romantike të vitit 2001, ku personazhet e tyre dashurohen pavarësisht rrethanave.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





