Albulena Haxhiu përkujton luftëtarin Tahir Sinani në 25-vjetorin e rënies

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar në 25-vjetorin e rënies çlirimtarin e tri luftërave, Tahir Sinani. ‘Në Divjakë stërviti djem që kurrë nuk kishin mbajtur pushkë në dorë dhe i priu Njësisë Speciale ‘Arbëri’ në aksionet e para.

Më pas, në krye të Zonës Operative të Pashtrikut, dha kontribut vendimtar në Operacionin ‘Shigjeta’.

Ishte komandant që nuk fliste shumë, por që qëndronte i pari në vijë dhe i fundit që tërhiqej.


- Advertisement -

Pas çlirimit nuk u ndal.

E vazhdoi rrugën e tij prej çlirimtari, duke kontribuar fillimisht në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), e më pas si komandant i Brigadës 116 ‘Xhemë Gostivari’ të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare’, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se në secilën prej tri luftërave, Sinani ishte në vijën e parë dhe kurrë nuk kërkoi të kursehej.

Haxhiu më tej ka theksuar i se ai la pas shembullin e një komandanti të vendosur, strategu të aftë dhe luftëtari të palëkundur, i cili ia kushtoi jetën idealit të lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *