Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, organizoi Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së komandantit Tahir Sinani.
Kurti tha se mobilizimi i Sinanit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1998, nuk ia shtoi UÇK-së thjesht një luftëtar më shumë, por ia solli asaj një nga oficerët më të dobishëm që aftësitë e tij profesionale ua përcolli qindra ushtarëve të tjerë, para se të përfshihej edhe vetë ai në zemër të luftës.
Ai e vlerësoi lart figurën dhe angazhimin për çështjen kombëtare shqiptare të komandantit me origjinë nga Tropoja, duke përmendur “betejat të tij me shokë për çlirim dhe bashkim të shqiptarëve”. “Në aktet kulminante të këtyre luftërave, në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, shfaqet ndër beteja një nga luftëtarët më të spikatur të kësaj çështje: Tahir Sinani”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





