Albin Kurti vlerëson kontributin e Policisë së Kosovës në sigurinë e vendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, ku ka vlerësuar punën dhe kontributin e këtij institucioni në sigurinë e vendit.

Kurti tha se themelimi i Policisë së Kosovës lidhet drejtpërdrejt me çlirimin e vendit dhe sakrificat e bëra për ndërtimin e institucioneve shtetërore. ‘Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë sepse Policia e shtetit është më e fortë se kurrë.

Themelimi i policisë përkon me çlirimi e vendit tonë, me sakrifica e mund u ngrit ky institucion ku sot secili dhe secila që është pjesë e saj punon dhe kontribuon me dinjitet dhe përpikëri në çdo cep të vendit tërë kohën’.


- Advertisement -

Ai theksoi gjithashtu rolin e Policisë dhe institucioneve të sigurisë në luftimin e krimit të organizuar, sundimin e ligjit dhe shtrirjen e institucioneve shtetërore në veri të Kosovës. ‘Krimi i organizuar dhe rrjetet kriminale, nuk kanë më vend në shoqëri demokratike sikurse e jona, falë edhe punës së palodhshme të institucioneve të sigurisë.

Arritjet në sundimin e ligjit për paqe dhe siguri që rezultuan edhe me shtrirje të sovranitetit dhe mbrojtje të integritet territoriale po e shtojnë efikasitetin dhe zgjerimin e shërbimeve publike në veri të vendit’.

Kurti ka përmendur edhe kontributin e institucioneve të sigurisë në zbulimin e varrezave masive dhe mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës, duke vlerësuar se puna e Policisë mbart edhe peshë morale ndaj kujtesës kombëtare, viktimave dhe krimeve të kryera gjatë luftës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *