Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.
Në bisedë u diskutuan zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në rajonin e Ballkanit perëndimor si dhe çështjet e dialogut.
Kurti theksoi rëndësinë e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në përfshirjen e të gjitha komuniteteve në institucionet e shtetit.
Takimi gjithashtu përshëndeti respektimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe të Aneksit të Zbatimit të Ohrit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





