Ministri Arben Vitia vazhdon mbështetjen financiare për mjekët, por infermierët ndjehen të anashkaluar

Ka më shumë se një vit që për punën që bëjnë në institucionet publike mbështetën financiarisht përtej pagës.

Të enjten, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, bëri të ditur se do të vazhdojë ekzekutimi i 150 eurove mbështetëse për mjekët e sektorit publik.

Sipas MSh-së, kjo po bëhet me qëllim të fuqizimit të sektorit publik.


- Advertisement -

Por infermierët u lanë jashtë kësaj pako mbështetëse.

Infermierja, Arbenita Gashi, kërkon që ministria t’i mbështesë edhe ata.

Gashi ka një kërkesë për Odën e Infermierëve.

E, nga Oda që përfaqësojnë infermierët reaguan përmes një komunikate duke kërkuar përfshirjen edhe të stafit të mesëm në këtë mbështetje.

Ndërkohë, Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë shpreh opinionin se ndarja e tillë është diskriminim.

Imeri tha se kanë pritur që kjo çështje të ndërpritet për shkak të pakënaqësive që u paraqitën vitin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje për televizionin nëse do të bëjnë përfshirjen e stafit të mesëm në këtë pako mbështetëse.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *