Albin Kurti prezanton planin për paga dhe rrogë të reja në sektorin privat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të partisë së vet, bëri të ditur se ka synim që të nisë përcaktimin me ligj të pagës së 13-të dhe të shtojë rrogën e 14-të.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime, si ato të Jusuf Azemit, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, i cili e cilësoi zotimin për rrogën e 14-të si të tepruar.

Azemi gjithashtu shprehu shqetësimin për ndarjen e 100 eurove nga qeveria, duke thënë se një pjesë e madhe e punëtorëve të sektorit privat mund të mbeten pa përfituar.


- Advertisement -

Ai bëri thirrje për vetëdijesimin e punëtorëve rreth pozitës dhe të drejtave të tyre në këtë kontekst.


- Advertisement -