Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi sipas tij nevojiten edhe votat për zgjedhjen e presidentit.
Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në Kuvend, ndërsa theksoi se duhet të jenë të pranishëm jo vetëm deputetët e palëve që kanë arritur marrëveshjen, por edhe deputetë të tjerë. ‘Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi arritur, por ajo duhet të na sigurojë edhe numrat në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja.
Kuvendi dhe qeveria nuk i evitojnë zgjedhjet e reja pa e zgjedhur presidentin’, tha Kurti pak para fillimit të seancës konstituive.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





