Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të dëshironte që LDK-ja të ishte pjesë e bashkëqeverisjes, duke përmendur edhe mundësinë që kreu i saj, Lumir Abdixhiku, të jetë zëvendëskryeministër. ‘Nuk është pak që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të jetë zëvendës i imi’, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, është e gatshme për një marrëveshje politike me LDK-në. ‘Unë besoj që LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje.
Ta kemi një marrëveshje politike’, u shpreh Kurti.
Kurti tha se diskutimet për emrin e presidentit mund të zhvillohen me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja. ‘Përveç kësaj, këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja.
Jemi të hapur për të bërë diskutime shteruese që të vijmë deri te emrat’, tha Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





