Policia e Kosovës ndërpret marrëdhënien e punës me togerin policor për shkelje disiplinore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëdhënien e punës me togerin policor A.V., me detyrë në DHTQNJ në Pejë, pas një sërë shkeljesh disiplinore.

Ndaj zyrtarit janë iniciuar gjithsej 15 raste disiplinore, prej të cilave 13 janë trajtuar në nivel qendror dhe dy në nivel rajonal.

Rastet janë trajtuar nga mekanizmat e brendshëm të Policisë, duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.


- Advertisement -

Nga 15 rastet e iniciuara, tri kanë të bëjnë me shkrime dhe komente në rrjete sociale, për të cilat janë shqiptuar masa disiplinore.

Zyrtarit i janë shqiptuar masa të ndryshme, duke përfshirë ndalesa në pagë dhe ndërprerje të marrëdhënies së punës për shkelje të procedurave të përcaktuara nga Udhëzimi Administrativ nr. 04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës.

Policia thekson se është e përkushtuar në trajtimin e rasteve disiplinore ndaj të gjithë zyrtarëve për ruajtjen e profesionalizmit dhe imazhit të institucionit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -