Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga projektet më të rëndësishme që vendi do të realizojë në vitet e ardhshme.
Kurti tha se për herë të parë Kosova do të organizojë një ngjarje sportive të kësaj përmase, duke mirëpritur sportistë, delegacione dhe partnerë nga vende të ndryshme të Mesdheut.
Ai theksoi se Prishtina 2030 është një projekt me rëndësi shtetërore e kombëtare, që kërkon vizion afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe angazhim të të gjitha institucioneve.
Kurti gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të Komitetit Organizativ që puna të karakterizohet nga bashkëpunimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia institucionale, në mënyrë që Kosova ta realizojë me sukses këtë projekt dhe të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





