Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, po vazhdojnë intensivisht hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut.
Deri tani janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.
Gjatë operacioneve, janë gjetur mbetje mortore në fshatin Jabukë dhe gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.
Hetimet po zhvillohen edhe në një lokacion tjetër.
Prokuroria njofton se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së procedurës.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se informacione shtesë do të publikohen në momentin e duhur. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





