Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nderojnë viktimat e Masakrës së Lybeniqit në Pejë

Kryeministri Albin Kurti, kryekuvendarja Albulena Haxhiu dhe ministrja Saranda Bogujevci po marrin pjesë në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Lybeniqit në Pejë.

Gjatë nderimit të civilëve të vrarë, ku më i vogli ishte veç dy vjeç, Kurti u përballë me të vërtetën e masakrës edhe nga dëshmitarja Elhame Kurtaj-Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Ajo rrëfeu para shefit të qeverisë se si forcat serbe vranë e masakruan shqiptarët e pafajshëm. ‘E kanë pasur merak me cakrru me gjak të shqiptarit, kanë festuar atë natë’, tha ajo.


- Advertisement -


- Advertisement -