Rabea Shahini: Martesa jonë nuk është për letra, por për dashuri

E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini.

Ajo ka folur më shumë për lojën e tij në Big Brother VIP 5, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime. ‘Ka pasur momente që është konceptuar nga disa njerëz sikur marrëdhënia juaj u vu në dyshim.

Si e përjetove këtë?’, ka qenë pyetja që iu parashtrua. ‘Unë jam mësuar nga politika që shprehen shumë gjëra që nuk janë gjithmonë të vërteta.


- Advertisement -

Nuk është se më prek shumë, por ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta.

Ne as jemi ndarë, as kemi ndonjë marrëdhënie të çuditshme.

Madje për të sqaruar atë që është thënë sikur Miri është martuar me mua për letra, Miri akoma nuk i ka marrë letrat.

E ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun’, u shpreh ajo. ‘Miri ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është këtu.

Kemi debatuar shumë për këtë.

Edhe për ne ishte vendim i vështirë.

Edhe ne nuk jemi gjithë kohën me të.

Nuk do jetë gjithmonë kështu, por për momentin, sepse ai nuk e lë dot karrierën, as unë nuk e lë dot punën në parlamentin gjerman.

Nuk është e lehtë për ne. Është sakrificë për ne, veçanërisht për Mirin, se ai e do shumë vajzën e tij.

Nuk është e thjeshtë të mos jesh gjithë kohën me të’.


- Advertisement -