Aktorja Bunny Levine, e njohur për rolet në ‘Gilmore Girls’ dhe ‘La La Land’, ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në ‘Gilmore Girls’, ‘Law & Order’ dhe filmin fitues të ‘Oscar’-it ‘La La Land’, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj në Tarzana, Kaliforni.

Sipas policisë, vdekja e saj dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Levine e nisi karrierën si aktore në mënyrë të pazakontë, pasi për më shumë se 20 vjet kishte punuar si bibliotekare shkolle dhe iu drejtua aktrimit vetëm në moshën 60-vjeçare.


- Advertisement -

Debutimin e bëri në vitin 1988 dhe më pas u shfaq në një numër të madh filmash dhe serialesh.

Ajo u bë e njohur për rolin e Mrs.

Thompson në ‘Gilmore Girls’, derisa luajti edhe në ‘Everybody Loves Raymond’, disa filma të Adam Sandler dhe ‘La La Land’.

Në vitet e fundit u shfaq në ‘Jury Duty’ dhe ‘Thelma’, gjersa roli i saj i fundit ishte në filmin horror ‘The Cure’, në vitin 2026.

Për Levine aktrimi kishte qenë gjithmonë ëndrra e saj, por nuk e kishte konsideruar një profesion praktik në rini.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *