Avni Hoti, aktori i njohur në Kosovë, ka ndarë me publikun momente të ndjera në një intervistë ekskluzive.
Ai u shpreh i lumtur që ka pasur fatin të jetonte me babanë e tij dhe ndau emocionet e tij në emisionin “Weekend”. “Tashmë nuk jam fëmijë.
Para pesë vjetësh, nëna më ka shkuar në amshim, para dy muajve, baba.
Se para disa muajsh kam qenë gjysh edhe fëmijë, kam qenë fëmi i tyre”, tha Hoti.





