Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur alarmin se bizneset në vend janë në prag kolapsi për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe barrës fiskale.
Sipas tij, situata aktuale po rrezikon funksionimin e ekonomisë dhe vetë shtetit funksional, ndërsa shtoi se mungesa e veprimeve konkrete nga institucionet po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe humbjes së mijëra vendeve të punës.
Tahiri ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj çmimeve, duke thënë se përpjekjet për t’i kontrolluar ato duke detyruar bizneset të operojnë me humbje janë të gabuara dhe të rrezikshme.
Ai ka sugjeruar disa praktika të vendave të zhvilluara për të rregulluar situatën, si uljen e përkohshme të akcizës dhe TVSH-së, subvencionimin e sektorëve kritikë, krijimin e rezervave strategjike shtetërore dhe ndihmë direkte për qytetarët.
Ai ka kërkuar uljen e menjëhershme të së paku 8 centëve nga TVSH-ja për naftën dhe heqjen e përkohshme të akcizës deri në stabilizimin e situatës.
Tahiri ka shtuar se pa ndërhyrje, pritet një valë e mbylljesh biznesesh dhe humbjesh vende pune.
Ai ka theksuar se menaxhimi i tillë ekonomik është i rrezikshëm për qytetarët dhe ka thirrur për veprim të menjëhershëm nga autoritetet.
Klikoni për më shumë detaje.
