Aksion policor në Suharekë: Sekuestruar drogë, armë dhe mjete të tjera të dyshuara

Një aksion policor është realizuar në Suharekë, ku gjatë një kontrolli në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të tjera të dyshuara të rrezikshme.

Hetuesit e Policisë së Kosovës kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit L.Sh. dhe kanë sekuestruar 178.72 gram marihuanë, 0.91 gram kokainë, një armë zjarri automatike BLOW/SWAT, shishe me lëndë djegëse, para dhe një çelës banese.

Të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe hetimet vazhdojnë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *