Një aksion policor është realizuar në Suharekë, ku gjatë një kontrolli në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të tjera të dyshuara të rrezikshme.
Hetuesit e Policisë së Kosovës kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit L.Sh. dhe kanë sekuestruar 178.72 gram marihuanë, 0.91 gram kokainë, një armë zjarri automatike BLOW/SWAT, shishe me lëndë djegëse, para dhe një çelës banese.
Të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe hetimet vazhdojnë.





