Aksident në autostradën Levan-Tepelenë: Tre persona të lënduar, trafiku i bllokuar

Tre persona (një shqiptar e dy gjermanë) janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Shqipëri.

Rasti ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, në Mallakastër.

Në këtë aksident u përfshinë pesë vetura, raportojnë mediat shqiptare.


- Advertisement -

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Fierit.

Aktualisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe hetuesit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, trafiku u bllokua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *