Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka nisur vitin e ri akademik në kampusin e ri, i cili ofron kushte bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne për përgatitjen dhe edukimin e ushtarakëve të rinj.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, këtë vit janë përzgjedhur 29 kadetë nga Kosova për të ndjekur studimet ushtarake në Shqipëri.
Sipas njoftimit, kadetët do të zhvillojnë përgatitjen e tyre akademike dhe ushtarake, me synimin që në të ardhmen t’i shërbejnë vendit me profesionalizëm, nder dhe dinjitet. “Këtë vit 29 kadetë nga Kosova, janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në kuadër të bashkëpunimit në mes dy forcave tona”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





