Afrimitetet ndërmjet konkuruesve filluan të shfaqen në Ferma VIP 3: Akili shpreh ndjenjat për Gresën

Në Ferma VIP 3, përveç debateve dhe polemikave që kanë nisur që në ditët e para, kanë filluar të shfaqen edhe afrimitetet e para mes konkurrentëve.

Një nga fermerët më të përfshirë në dinamikat e shtëpisë, Akili, ka pranuar se po zhvillon ndjenja për Gresën.

Gjatë një bisede me Olën, ai është shprehur i sinqertë për emocionet e tij, duke theksuar se ndihet i tërhequr prej saj, por edhe i pasigurt për shkak të situatës së saj jashtë fermës. “Kur jam zgjuar sot, pasha Zotin, njeriu i parë që kam dashur të shoh ka qenë ajo. Është shumë e mirë.


- Advertisement -

Frika ime më e madhe është se nëse e bëj të dukshme këtë ndjenjë, mund të prishet raporti ynë, sidomos sepse ajo është e lidhur”, u shpreh ai.

Ai nuk i ka kursyer komplimentet për Gresën, duke shtuar: “Kur dolëm jashtë duke pirë cigare, e kam parë dhe u fika.

Kur doli sonte te skeçi, kisha mbetur duke e parë.

Isha ngrirë… sa e mirë.

Karakteri e ka zbukuruar”.

Më tej, Akili ka treguar se kur përfshihet emocionalisht, nuk vendos kufij, duke e cilësuar këtë situatë si të papritur për veten, sidomos duke qenë se nuk e kishte menduar një lidhje me një vajzë nga Kosova.


- Advertisement -