Adelina Ismaili: Dashnia për artin më mbajti gjithmonë të lidhur me muzikën

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë disa reflektime për rrugëtimin e saj artistik dhe lidhjen e fortë me muzikën gjatë një interviste të fundit.

Artistja foli edhe për periudhën kur u largua nga muzika rreth 15 vite më parë, duke treguar se ajo kohë ishte e mbushur me lodhje emocionale.

Megjithatë, sipas saj, dashuria e madhe për artin ishte ajo që e mbajti gjithmonë të lidhur me muzikën dhe krijimtarinë.


- Advertisement -

Ajo tha: “Dashnia, nuk besoj që kisha mujt me mbijetu kaq gjatë sikur mos të ishte një dashuri e çmendur për artin në përgjithësi.

Jam larguar para 15 vitesh, ishte një lodhje e madhe emocionale, me u njoftu me jetën e përditshme, pastaj e kam pa që disa njerëz lindin për diçka, në rastin tem kjo ka qenë”.

Gjatë bisedës, Adelina Ismaili u ndal edhe te kritikat që ka marrë ndër vite.

Sipas saj, kritikat janë pjesë e natyrshme e rrugëtimit artistik dhe shpesh vijnë kur një artist zgjedh të ndjekë një rrugë ndryshe.


- Advertisement -