Aktorja Blake Lively dhe bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds, u shfaqën së bashku në një ndeshje futbolli në Uells, ku nuk munguan momentet romantike mes tyre. Çifti u pa duke ndjekur ndeshjen nga një suitë private në stadiumin Racecourse Ground, ndërsa në një moment Blake i dha një puthje bashkëshortit të saj.
Reynolds është bashkëpronar i klubit të futbollit Wrexham AFC së bashku me aktorin Rob McElhenney.
Gjatë ndeshjes së raundit të pestë të FA Cup, Wrexham u përball me Chelsea FC, por u eliminua nga gara.
Megjithatë, Lively dhe Reynolds dukeshin se po e shijonin atmosferën, duke shkëmbyer përqafime dhe biseda gjatë gjithë ndeshjes.
Pas përfundimit të takimit, aktorja zbriti në fushë për të përshëndetur disa nga lojtarët e Wrexham, ku u pa edhe duke përqafuar futbollistin Sam Smith.
